Çkα jαnë flαmujt e kuq? Trendi i fundit që kα pushtuαr edhe botën e sportit

Pyetja më e shpeshtë në ditët e fundit në rrjetet sociale është se çka janë flamujt e kuq?

Është një trend i ri që ka pushtuar rrjetet sociale, ku marka të ndryshme, kompani, apo edhe klube sportive shkruajnë diçka ironike apo paradoksale.

Gjithçka nisi nga llogaria zyrtare në Twitter, pastaj ky trend u bë i njohur në gjithë botën. Poenta është e qartë “Mos u besoni të gjitha gjërave atyre që i shkruajnë këto gjëra, e kundërta është e vërteta”.

“Unë nuk jam në Twitter”, ka qenë shkrimi nga llogaria zyrtare e Twitterit që ka vendosur dhjetëra flamuj të kuq.

Ky trend pastaj ka vazhduar nga të gjithë përdoruesit, teksa edhe klubet e mëdha janë përfshirë.

“Cristiano nuk është më i miri i të gjitha kohërave”, ka qenë cicërima ironizuese nga Manchester United.

“Kevin de Bruyne nuk është lojtari më i mirë në ligë”, ishte replika ironizuese nga Manchester City që ka vendosur flamuj të shumtë.

Reagim epik ka qenë edhe nga Roma, skuadër që kohëve të fundit ia ka pa sherrin ndeshjeve ndërkombëtare për shkak të lëndimeve.

“E dua pushimin e kombëtarëve”, ishte shkrimi nga AS Roma.

“Interi nuk është ekipi i vetëm italian që ka fituar triletën”, ka shkruar klubi nga Milano.

Dhe në fund faqja e Ligës së Evropës në Twitter, ka thënë “Himni i Ligës së Evropës nuk është kryevepër”. /Telegrafi/

SHIKO FOTOT KËTU